Një ditë më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ishte e ftuara speciale në emisionin “Pushime on top”.

Në një intervistë të gjatë artistja zbuloi detaje nga jeta e saj profesionale dhe ajo personale. Aurela tregoi se bashkëshorti i saj, Skerdi është mbështetja më e madhe për të dhe si menaxher i saj kujdeset që çdo gjë të jetë në rregull.

Këngëtarja gjithashtu u ndal të fliste edhe për dy vajzat e saj, ku tregoi edhe një histori me të madhe, Grace.

“Jam shumë e butë dhe ndonjëherë Skerdi me flet sepse thotë që bëhet ai gogoli. Në familje është ai gogoli. Vajzat e mija do i projektojnë vetë ëndrrat e tyre, siç unë kam bërë me ëndrrat e mia dhe Skerdi me të vetat. Unë kam për detyrë t’i rris, t’i jap dashuri, t’i tregoj çfarë është e mirë e çfarë e keqe. Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë. Njëherë më tha diçka që më preku: “Njerëzit presin që unë të këndoj si ty.” E tha me zhgënjim. Është shumë e gabuar. Unë u preka shumë”, u shpreh ajo.
© Panoramaplus.al
