19 Prill, 2019

Vajza e ish-deputetes së PD dhe Erik Fullani bashkë në vendin romantik, pamjet magjike… s’lënë vend për dyshime


Ka disa javë që po përflitet për një lidhje mes Erik Fullanit dhe vajzës së ish-deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, Kejda.

Pavarësisht se dyshja ende nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, ata shpeshherë janë kapur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se ata madje kanë qenë shumë herë në udhëtime së bashku. Gjithashtu u tha se Majlinda Bregu e aprovonte lidhjen e të bijës me Erikun.

Por tashmë duket se çifti ka vendosur që të mos fshihet më. Së fundmi, Kejda dhe Eriku nuk kanë ngurruar që të publikojnë në profilet e tyre në “Instagram” foto nga i njëjti vend.

Një ditë më parë, ata kanë qenë në një vend bregdetar dhe nga postimet e tyre kuptohet se kanë qenë në të njëjtin destinacion, duke i përforcuar kështu aludimet se janë në një lidhje.

© Panoramaplus.al