Vajza Ilir Shaqirit ka zbuluar se nuk do të vijë në Tiranë për të mbështetur nga afër të atin në finalen e “Big Brother VIP”.

Ajo ka zbuluar në rrjetet sociale se është infektuar me Covid-19 dhe nuk mund të udhëtojë. Megjithatë, bashkëshortja e balerinit, Emanuela do udhëtojë drejt vendit tonë për ta pritur atë pasi të dalë.
“ Siç e dini bëra një tampon për të udhëtuar për në Tiranë për të mbështetur babin në finale, por rezultova pozitive. Për këtë arsye duhet të izolohem. Në vendin tim është nisur mami, e cila nuk ka qenë dakord por unë e kam detyruar. I thashë të shkonte sepse nuk doja që babi të mos kishte asnjërën nga ne: E pres babin në shtëpi. Ka të gjithë mbështetjen time. Forca babi.’- është shprehur Emily.
Kujtojmë se Iliri e ka përmendur çdo ditë të bijën këto muaj, duke u përlotur shpesh nga mungesa e saj. Pak javë më parë ata na falën një ndër takimet më emocionuese brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri. Mes lotësh dhe emocionesh ata janë shprehur se do “jenë gjithmonë pranë njeri-tjetrit”.

