7 Mars, 2019

Vajza bukuroshe e balerinit të njohur shqiptar mahnit Italinë me talentin e saj (FOTO)


Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, prej vitesh ka qenë një nga emrat më të lakuar në Itali, aty ku edhe zhvilloi karrierën e tij e u bë i famshëm.

Por së fundmi, të gjithë vëmendjen e tij po e merr vajza Emily, e cila po kthehet në një yll që po komentohet gjatë në media.

Aktualisht Emily është protagoniste në grupin artistik “Miracle Tunes”, seritë e të cilit shfaqen edhe në “Mediaset”. Me talentin e saj, ajo duket se ka mahnitur një Itali të tërë.

Roli i saj është ai i një luftëtareje që synon të shpëtojë botën nga e keqja përmes kërcimit, këngës dhe muzikës. Dhe për ta realizuar misionin e tyre, Emily bashkë me dy pjesëtaret e tjera të grupit përdorin fuqinë e gurëve të çmuar të muzikës.

E sigurisht që Iliri është shumë krenar për të bijën, pasi në profilin e tij në “Instagram” poston shpesh foto të saj, ku tregon se e mbështet atë për punën që po bën.

 

View this post on Instagram

 

Danzando con papà @emily.miracletunes @ilir_shaqiri #danza #salaprove #danzaconpapà #mypassion #miracletunes #nopainnogain #bella

A post shared by Emily Shaqiri (@emily_shaqiri_official) on


© Panoramaplus.al