Gara për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Teksa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha sot se Kosova ka nevojë që të ketë më shumë femra në udhëheqje. Pas deklaratës, nuk munguan aludimet për pasardhësin e Isa Mustafës dhe Adelina Ismajli duket se është në këtë linjë.
Një ndër femrat që ka qenë gjithmonë përkrahëse e LDK-së, Adelina Ismajli në një postim në Facebook ka shfaqur mbështetje publike për kandidaten Vjosa Osmani.
“E vetmja! The Only One!”, ka shkruar Adelina në facebook duke postuar një fotografi të Vjosa Osmanit.

Rreth dy dekada më parë, Adelina ka kënduar edhe një këngë “ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën…”.
© Panoramaplus.al
