Delinda Disha i ka bërë një urim special bashkëshortit të saj në 31-vjetorin e lindjes.
Aktorja e famshme e humorit, ndërsa i dedikon fjalët më të ëmbla “gjysmës së saj”, shpreh dëshirën që të bëhen sërish prindër.

“Edhe 100 shpirti im , gjysma ime , Eldo ime ? Gezuar 31 -vjetorin dashuri!
Ndoshta ta kam thene e sterthene qe te dua po cdo dite e me shume te dua te besoj, te respektoj, te ndjej, te adhuroj, te kuptoj e kam nevoje per ty dhe per gjithçka tenden. Zoti na bekofte se shpejti me nje tjeter dashuri te madhe si e para dashuri Dasantinin . Bekime lumturi ?????❤️”– shkroi ajo.

Delinda dhe Eldo janë prindër të një dali të quajtur Dasantin. Me anë të statuseve në rrjetet sociale, aktorja nuk ngurron të tregojë dashurinë për partnerin e saj duke treguar që janë një familje e lumtur.
Gjatë një interviste për “Panorama Plus”, duke qenë se tashmë punon me bashkëshortin skenograf, pyetjes a është e vështirë ta ketë partnerin koleg, ajo iu përgjigj: “Në rastin tonë s’është problem. Tani puna ka stresin e vet, por unë e kam Eldon mbështetje të madhe. Me bashkëshortin, Eldon, na bashkon dashuria jonë Dasantini e shumë e shumë gjëra të tjera. Nuk na ndan asgjë.”

Ndërsa pyetjes nëse diskutojnë për fëmijë të tjerë apo do të mjaftohen me djalin, në mënyrë që të kenë më shumë kohë për karrierën, Delinda i përgjigjet: “Sigurisht që diskutojmë. Jemi për një familje të madhe. Jemi për planifikim familjar, sigurisht. Edhe karriera ka rëndësinë e vet, por kryesorja është familja.”
/Panoramaplus.al


