Një ditë më parë, djali i moderatores së njohur Julka Gramo festoi ditëlindjen. Ian bëri 8 vjeç dhe mami i kishte rezervuar një urim mjaft të këndshëm për këtë ditë të veçantë.

Sot Julka ka bërë një urim vërtet të këndshëm për vogëlushin e saj dhe i ka uruar vetëm një gjë: shëndet!
Julka i uroi djalit të saj që të ketë shëndet, e që ky vit të ketë sa më pak viroza dhe imunitet sa më të fortë.

“Ato urimet e mëdha kam gjithë jetën përpara për të t’i bërë dashuria ime por këtë vit vallaiiiiiii shumë shëndet të uroj, imunitet sa më te fortë e sa më pak viroza se na lanë pa festuar qelbësirat ??? Ti e di se sa pafund të dua se t’a them e shpreh çdo ditë aq sa më duket se të marr frymën”, shkruan moderatorja në postimin e saj në “Instagram”.

Nuk ka munguar as urimi i babi Andit, i cili ende nuk e beson që Ian është 8 vjeç.
“8 vjet me shokun tim të ngushtë këtu, më bën të mendoj sa shumë dashuri dhe krenar jam për ty”, është urimi i Andit në profilin e tij në “Instagram”.


