Selena Gomez ka realizuar së fundmi një ndër trendet më të përdorura në TikTok ku nëpërmjet një filtri ajo ‘tregon’ arsyen ‘përse është ende single’.

Ndërkohë që këngëtarja e hitit “Calm Doën” luante lojën, përgjigjet ishin automatike dhe ajo që i ndaloi ishte se arsyeja që ka mbetur beqare është:
“Sepse ke shije të keqe”.
Pasi lexoi përgjigjen, 30- vjeçarja u ‘trondit’ dhe krah videos shkroi:
” Epo kjo ishte e rëndë tiktok “.
@selenagomezWell thats rude tik tok
Sakaq fansat vërshuan komentet e tyre, teksa shpreheshin se ndanin të njëjtin mendim.
Jeta sentimentale e Gomez shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht kur ajo ishte me Justin Bieber.

Pasi u ndanë, Gomez u takua gjithashtu me The Weeknd dhe së fundmi, ajo u lidh me Drew Taggart, këngëtarin e grupit ‘Chainsmokers’ , megjithatë, ajo i mbylli thashethemet menjëherë dhe tha se ishte beqare në një postim në Instagram që më vonë e fshiu.


