16 Gusht, 2023

Upss! Video që po bën xhiron e rrjetit, Kim Kardashian injorohet keq nga Drake gjatë koncertit të tij


Kim Kardashian ka qenë së fundmi e pranishme në koncertin e madh të reperit të njohur Drake. Mirëpo ylli është përballur me një situatë jo shumë të këndshme me reperin duke shkaktuar një bujë të madhe në rrjet.

Videoja e cila po bën xhiron e rrjetit, tregon Kimin e cila injorohet keq nga artisti teksa ai ngjit shkallët.

Kim u pa duke i qeshur reperit, ndërsa ky i fundit po kalonte nëpër turmë dhe nuk bëri asnjë reagim.

 

Mirëpo në video shfaqet vetëm pjesa e pasme e Drake, kështu që fansat shprehen se ekziston mundësia që ai t’ia ketë kthyer buzëqeshjen Kim.

Fansat reaguan me shpejtësi ndaj postimit, teksa komentonin: “A duhej të bënte diçka Drake? Ndoshta ai mund të ndalonte të pyeste pse Andre Bocelli ishte këngëtari i saj i preferuar në vend të tij.”

Një person tjetër u shpreh: “Drake ndaloi pak për të folur me të”.

Në maj, Kim u ankua se po akuzohej nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, se e kishte tradhtuar atë me Drake.

 

 

© Panoramaplus.al