Pasi ngatërroi flamurin e Hungarisë me atë të Serbisë në një nga koncertet e saj, Rita Ora është rikthyer sëish në qendër të vëmendjes dhe kësaj here ka të bëjë me partnerin, Taika Waititi.

Gjatë një episodi të fundit të “Thë Voice Of Australia”, konkurrenti Marley Sola mahniti gjyqtarët me një interpretim të “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder, duke i shtyrë ata të pyesnin për sfondin e tij muzikor.
Sola shpjegoi se ai u rrit duke kënduar në një kishë samoane dhe është pjesë samoane, duke e shtyrë Derulon të tregojë disa nga tatuazhet e tij samoane.
Ora më pas u përfshi në diskutim, duke thënë: “Unë jam e martuar me gjysmë burri samoan, kështu që…”
Mirëpo fansat kanë kryqëzuar artisten dhe shpëthyen në rrjet duke u shprehur se Waititi është në fakt maori, teksa ironizonin faktin se jo nuk e njeh mirë burrin me të cilin është martuar.
Një fans komentoi: “Ai e kaloi gjithë karrierën e tij duke treguar histori novatore maori, dhe duke mbrojtur zërat vendas dhe tregimet në ekranin e madh. Dhe gruaja e tij as që e di se ai është Maori. A kanë biseduar para se të martoheshin?! “
Një tjetër shkroi: “A tha vërtet Rita Ora që burri i saj është gjysmë samoan? Kjo është… e turpshme.”


