22 Gusht, 2023

Upss! Policia Bashkiake nuk e kursen Luiz Ejllin, këngëtari kapet teksa i vendosin gjobë (Video)


Këngëtari i njohur Luiz Ejlli duket se nuk është kursyer aspak nga policia Bashkiake e Tiranës.

Në rrjet po qarkullon një video e këngëtarit ( e siguruar nga A2 CNN) ku shihet jashtë makinës  së tij pranë policit i cili i jep fletën e gjobës që i kishte vendosur.

Vëmendje tërhoqi dhe qëndrimi i këngëtarit i cili duket se nuk e ka kundërshtuar aspak policin por e ka pranuar gjobën, teksa largohet me një buzëqeshje.

Mësohet se këngëtari kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksitë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në kryeqytet.

© Panoramaplus.al