Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe lojtari i NFL Travis Kelce prej disa ditësh janë kryefjala e mediave rozë, për shkak të dyshimeve se dyshja kanë nisur një romancë dashurie së bashku.

Ndonëse kjo lidhje nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri nga ata, kohët e fundit dyshja janë parë mjaft të lumtur teksa po kalonin kohë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ish e dashura e Kelce, Maya Benberry ka një këshillë për Swift.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ajo tha: “Taylor duket një vajzë argëtuese me një shpirt të bukur, kështu që i uroj fat, por do ta këshilloja të jetë e zgjuar”.

Kujtojmë që Travis dhe aktorja e mbajtën të fshehtë marrëdhënien e tyre, ndërsa u ndanë 5 muaj pasi u lidhën.

Benberry e akuzoi Kelcen për pabesi, pasi sipas saj ai ai e kishte tradhtuar me Kayla Nicole, me të cilën kishte pasur një lidhje që nga viti 2017.


