21 Dhjetor, 2022

Upss! Para se të njiheshin, Meghan Markle dhe Kate Middleton dikur kanë bërë ‘xing’ me këtë veshje


Meghan Markle dhe Kate Middleton paskan pasur diçka ‘të përbashkët’ përpara se të takoheshin me njëra-tjetrën.

Në vazhdën e dramës që rrethon dokumentarët e rinj të Sussexes në Netflix , “Harry & Meghan”, Diane von Furstenberg shkoi në Instagram për t’u kujtuar njerëzve se në fund të fundit dy partneret e princave nuk janë aq të ndryshme – në fakt, të dyja janë sgfaqur m të njëjtin fustan dantelle i dizajnit të saj.

“Një herë e një kohë dy gra të bukura u martuan me dy princa të sjellshëm dhe të pashëm… (këtu të dyja veshur me të njëjtin fustan @dvf të quajtur Zorita.) Duke u uruar atyre Paqe dhe Dashuri për vitin e ri!” legjenda e modës, 75 vjeçe, ka përmbledhur fotot krah për krah të dy grave të veshura me stilin klasik.

Markle, ishte e para që veshi këtë look, duke zgjedhur versionin mini të fustanit për një event në USA në Los Anxhelos në 2012 fustanin e ka kombinuar me taka nudo dhe disa bizhuteri në duar.

Ndërsa Markle ishte ende një aktore në “Suits”  dhe e martuar me ish-bashkëshortin Trevor Engelson – kur veshi fustanin e saj DVF, kunata e saj e ardhshme ishte fejuar me Princin William në atë kohë.

Dy vjet më vonë, Middleton, 40 vjeç, zgjodhi një version të gjatë të fustanit, duke i mbajtur flokët të kapura në një një topuz të lirshëm dhe vendosi si aksesorë një palë vathë diamanti për Performancën Royal Variety në Teatrin Palladium në Londër.

Tashmë Princesha e Uellsit e pëlqeu kaq shumë pamjen, saqë e veshi edhe në dasmën e një shoqeje një muaj më vonë.

Ndërsa dizajni i plotë i dantellave nuk është më i disponueshëm për të blerë as në mini të Markle, as të gjatë të Middleton, ka shumë versione vintage të listuara në faqet e rishitjes si Poshmark dhe eBay .

© Panoramaplus.al