Kim Kardashian dhe ish-partnerja e Kanye West, Chaney Jones kanë bërë ‘xing’ me veshjet e tyre, teksa ishin të ftuara në një festë në Hollyëood me shumë emra të tjerë të njohur.

Dhe pse kodi i veshjes ishte i bardhë, kjo gjë bëri që vajzat të kishin të njëjtën veshje në festë.
42 vjeçarja u shfaq e veshur me një bluzë të bardhë dhe fund të markës Alaïa (1860 dollarë), ndërsa 24-vjeçarja kishte veshur po të njëjtën markë por me versionin e një fustani të mbyllur (4320 dollarë).

Ndërsa ndjekësit kanë vërshuar me komentet e tyre, teksa shprehen se Kimit nuk do i ketë pëlqyer aspak ajo situatë:
“Stop!!! Ne duhet t’i shohim fotot e tyre së bashku … Kim duhet të jetë duke vdekur duke e ditur se ish e dashura e ish-bashkëshortit të saj po e kopjon atë!”
Ylli i “Kardashians”, e tregoi veshjen e saj në një video të publikuar nga Lori Harvey në TikTok Ndërkohë, Jones e tregoi veshjen në disa foto të publikuara në Instagramin e saj.
“A nuk ka veshur Kim diçka të ngjashme???”- komentoi një ndjekës.
Jones pati një romancë të shkurtër me West direkt pas ndarjes së reperit nga Kim. Shumë fansa të dyshes, vunë në dukje ngjashmërinë e madhe që modelja kishte me themeluesen e ‘Skims’.

© Panoramaplus.al

