Këngëtarja e njohur Taylor Swift mesa duket ka nisur një romancë me fansin e saj me të ‘çmendur’, yllin e NFL, Travis Kelce.

Dyshja dyshohet se u lidhën pasi Kelce në një nga koncertet e saj të fundit të saj në “Eras Tour” u përpoq të ti jepte numrin e tij të telefonit, sipas Page Six.
“Ajo e pa atë kur ishte në NYC disa javë më parë.”- tha një i brendshëm për median.
Nga ana tjetër gjatë një interviste në podcast-it “New Heights” me vëllain e tij, Jason Kelce, zbuloi se ai kishte bërë një byzylyk për koncertin me shifrat e numrit të tij të telefonit. Ai donte t’ja dhuronte këngëtares, por për fat të keq Swift nuk e pranoi.
“Isha i zhgënjyer që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse ajo duhet të ruajë zërin për 44 këngët që ajo këndon, kështu që isha pak i mërzitur dhe nuk arrita t’i dorëzoja një nga byzylykun që bëra për të”,– shpjegoi Kelce.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse dyshja janë lidhur së bashku, pasi asnjëri nuk i ka konfirmuar lajmet.
© Panoramaplus.al

