18 Shtator, 2023

UPS! Një vit pasi u martua me Jennifer Lopez, Ben Affleck kapet “mat” në momente intime me ish-bashkëshorten (Foto)


Aktori i njohur Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij Jennifer Garner së fundmi janë kapur ‘mat’ duke kaluar momente intime së bashku në makinë në Los Angeles.

Në fotot e siguruara nga Page Six dyshja po përqafoheshin së bashku në makinë, ndërsa vajza e vogël e tyre, Seraphina ishte ulur krahas babait të saj.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck në makinë së bashku

Në një moment, 51-vjeçari u pa duke ulur kokën në shpatullë e ish-bashkëshortes së tij përpara se ajo të dilte nga makina.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner në makinë së bashku

Dyshja dukeshin shumë të lumtur së bashku, teksa i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck në makinë së bashku

Ish-çifti pas darjes kanë ruajtur marrëdhënie të mira së bashku, pavarësisht lajmeve se varësia nga lojërat e fatit dhe tradhtia e aktorit ishin shkaku i divorcit të tyre.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner me fëmijë në 2011

Kujtojmë që Affleck dhe Garner u martuan në vitin 2005, ndërsa një ditë pasi festuan 10-vjetorin e martesës dyshja konfirmuan ndarjen.

Nga ana tjetër aktori një vit më parë është rimartuar me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Lopez.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.

.

 

© Panoramaplus.al