Klodiana Shala ka rrëfyer se është single për shkak se ish të dashurit e kanë tradhtuar.
Ajo tregoi se dëshiron që partneri të jetë xheloz e të vetëm pas saj duke e trajtuar si princeshë. Por deri tani atletja nuk ka gjetur akoma një mashkull të tillë.

“Unë vdes që i dashuri im të jetë xheloz dhe të jetë vetëm mbas meje e të më shikojë si princeshë. Ish-i im ka parë femra të tjera dhe shëndet. Prandaj jam vetëm,”– tha Klodiana e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Gjithashtu ajo tregoi se ishin femrat e tjera me të cilat e tradhtonte partneri që ia tregonin të vërtetën.

Por Klodiana ka zgjedhur të shikojë jetën e saj duke mos reaguar ndaj këtyre tradhtive.
“E ke kapur me ndonjë tjetër?”– u pyet ajo.
“Me thënë të drejtën më kanë kapur ato mua (qesh). Unë s’kam bërë gjë, them ec. Çfarë të bëj të rrah ndonjë,”- u shpreh Klodiana.
/Panoramaplus.al


