7 Shkurt, 2020

“Unë të dua, le të martohemi”, si e kuptoi Pamela Anderson pas 2 ditësh që ky vendim ishte i tmerrshëm: Ajo nuk funksionon si …


Martesa 12-ditore e Pamela Anderson me Jon Peter ishte e destinuar që të dështonte që në fillim sepse ‘zemra e saj ishte shumë e hapur’ kur pranoi propozimin e tij të befasishëm të martesë.

Ish ylli i Baywatch surprizoi fansat duke u martuar me producentin 74-vjeçar të filmave në janar vetëm për tu ndarë 12 ditë më vonë.

Por miqtë e Pamelës pretendojnë se 52-vjeçarja ishte në gjendje të ndjeshme emocionale para se të pranonte propozimin e tij, pasi kohët e fundit u kthye nga një pastrim shpirtëror prej një muajsh në Indi.

“Pamela nuk funksionon në të njëjtën gjatësi vale si njerëzit e tjerë. Ajo ka një zemër të madhe dhe i dashuron shumë dhe shpejt. Kur u kthye nga udhëtimi Jon i tha: ‘Unë të dua, le të martohemi’. Dhe ajo i tha: ‘Në rregull’,”- tha një burim për Page Six.

Pamela kishte kaluar më pak se tre ditë me Peter, me të cilin ka qenë e lidhur edhe 30 vite më parë, përpara se të binte dakord të martohej me të.

Por u deshën vetëm dy ditë që aktorja të kuptonte se kishte bërë një gabim të tmerrshëm duke u martuar me ish të dashurin e saj, i cili thuhet se është autoritar dhe i fiksuar pas famës.

“Pamela mendonte se ai ishte i irrituar nga mënyra sesi ajo dëshironte të ruante pavarësinë e saj financiare,”- pohoi burimi. “Ai kërkoi që ta fuste në një film ku po punonte, por ajo nuk e dëshironte këtë gjë.”

Ylli kanadez konfirmoi ndarjen nga Peter në një deklaratë në mediat sociale duke u thënë fansave se ata po merrnin kohë për të rivlerësuar çfarë donin nga jeta dhe nga njëri-tjetri.

Kjo ishte martesa e pestë si për aktoren ashtu edhe për producentin.

© Panoramaplus.al