21 Janar, 2022

“Unë po dola, nuk futem më”/ Donald Veshaj bën deklaratën e fortë, Beatrix Ramosaj e mërzitur: As për mua?


Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë diskutuar më njëri- tjetrin në lidhje me nominimin e javës. Aktori deklaroi se nëse elemninohet nga “BBV” nuk do të kthehet më për asnjë arsye pasi loja e tij përfundon aty.

Aktori i humorit është në nominim këtë javë me Beatrix Ramosajn dhe Einxhel Shkirën dhe mbrëmjen e së premtes do të zbulohet se kush do ta lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit me të dashurën e tij, ai u shpreh se ‘nuk do të kthehej në shtëpi edhe në qoftë se do të kishte biletën e kthimit pasi sipas tij publiku nuk e dëshiron më atë’.

Beatrix Ramosaj e habitur nga kjo deklaratë e pyeti aktorin nëse do të kthehej për të por Donald Veshaj u përgjigj se lidhja e tyre do të vazhdonte jashtë shtëpisë dhe se aty është futur me qëllimin për të fituar.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Unë po dola nuk futem më

Beatrix: As për mua?

Donaldi: Jo jo nuk futëm, realisht sepse unë kam një qëllim për veten, me ty do të vazhdoj jashtë. Unë në qoftë se dal nga kjo shtëpi nuk futem më sepse mua nuk më do publiku, unë kam një qëllim këtu brenda dua të fitoj, kaq është e thjeshtë.

Beatrix: Por në qoftë se është bileta e kthimit? Është fati.

Donaldi: Fati për çfarë për të shtuar followersat nëse nuk më do publiku.

Beatrix: Një situatë e ndryshon të gjithë gjënë për një javë ti e din shumë mirë.

Donaldi: Jo, jo, aq shumë jo. Tani që kanë ngelur dhe katër jave në qoftë se nuk të do publiku nuk të do, jam lodhur realisht.

 

© Panoramaplus.al