2 Nëntor, 2021

“Unë nuk puthem me shokët!”- Fifi bën xheloz Granitin: Do kullos edhe unë sytë tani! Që nesër…


Pavarësisht se Graniti i tha se e sheh si motër, Fifi ka pranuar se ka ende pëlqim për të. Por deklarata e papritur e ish-futbollistit që ka një të dashur jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” e ka stepur shumë këngëtaren.

fifi, granit cana (2)

Tashmë ajo i ka kërkuar vëllait të madh që të fusë brenda meshkuj të cilët nuk janë as të lidhur e as të martuar. Mirëpo, gjatë kësaj kohe, Graniti është afruar me Sahrën. Kjo e ka bërë Fifin xheloze, por në vend që të reagojë keq, ajo ka zgjedhur t’ia kthejë atij me të njëjtën monedhë.

Këngëtarja i tha Granitit se tashmë do të nisë edhe ajo “të kullosë” sytë, pra të shohë djemtë e tjerë në shtëpi, ashtu sikurse ai bën me vajzat. Por kjo deklaratë duket se e ka shqetësuar Canën.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Të pash sot në diell aty.

Graniti: Jena qe sa kohë këtu mrena edhe duhet me kriju shoqni se s’është naj problem i madh.

Fifi: Jo, kërrkush nuk të tha… A po thot najkush mos krijo shoqni? Se më kalle!

Graniti: Po qe ashtu po i bjen Fif.

Fifi: Kur ma kthen ti mu qashtu… nuk është ashtu.

Graniti: Qysh është?

Fifi: Edhe unë e kam shok Ilirin, s’kam shku me iu ngjit në buzë hala.

Graniti: A iu ngjita unë naj njonës?

Fifi: S’e di.

Graniti: S’e di (e përqesh). Jo, e din. Ti e din shumë mirë Fif.

Fifi: Mu pesë minuta te dhoma e rrëfimit edhe më kap vapa, ty nuk të kapi vapa aty e? 40 minuta?

Graniti: Dola me u rrezit.

Fifi: Ngjit trup në trup a?

Graniti: Nuk u inkuadrova, thjesht…

Fifi: S’jam këtu.

Graniti: Jo fol.

Fifi: Shqip fola.

Graniti: Edhe une shqip po fol.

Fifi: Më kalli. Pse nuk more një puhte tjetër, aty 18 janë.

Graniti: Unë i pari e kam vendos aty.

Fifi: Atje, atje.

Graniti: Atje isha i ftum.

Fifi: A i ftuam, kush të ftoi? Unë të kam tregu që janë problematike (Sarah).

Graniti: Eh çfarë Fifi!

Fifi: Çke ti, u kënaqën duke i kullot sytë këtu njerëzit, pse mos me i kullot edhe unë? A e meritoj me i kullot sytë edhe unë?

Graniti: Do me i kullot sytë?

Fifi: Po, normal. Masi po kulloten sytë këtu, pse mos me u kullot edhe të mitë?! Gjithë këta sy të bukur që m’i ka bo Zoti.

Iliri: Pse e ke problem ti me i kullot sytë Fifi?

Graniti: Jo, veç po du me dit a e ka për shembull qëllim për me…

Iliri: Ai është problemi i saj.

Fifi: Nesër do i them Kledit hiqe bluzën që të bëj hije edhe mbaje këmbën ngjit me mu, edhe ia shtij edhe dorën. Ti s’je për me më përballu mu.

Graniti: Unë e? Ça je tu fol o Fif, a e ki për nime?

Fifi: A e ki ti seriozisht?

Graniti: Boll more, se s’bën kështu.

Fifi: Veç po kallzoj ça më ke thënë ti.

Graniti: Qe kështu si ti, pesë (mbaj).

Fifi: Dje më the je e rondë.

Graniti: Shoqe kallamoqe, unë një vlla, s’kina me u nda.

Fifi: Ti s’ke vëlla.

Graniti: Kam një vëlla, një vëlla nga ana e babit.

Fifi: A ok, më fal, se harrova.

Graniti: Mos u ngut me fol.

Fifi: O ti, kompiri!

Graniti: O ti nutella!

Fifi: O ti gjethe!

© Panoramaplus.al