Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së medias, ku shkak është bërë kënga e saj e fundit “El jefe” me anë të së cilës ka folur për vjehrrin e saj.

Së fundmi ajo ka treguar më shumë për jetën e saj personale gjatë një interviste për revistën “Billboard”.
Jeta e saj është kthyer 180 gradë dhe ka ndryshuar drastikisht dhe ajo që vlerëson më shumë tani pas ndarjes është koha që ajo kalon me fëmijët e saj.
“Kohën që kaloj me fëmijët e mi, jam me ta. Për shembull, gjatë këtë verë, kohën që ata ishin me mua, dhe ata nuk ishin me babain e tyre, u përkushtova totalisht atyre, pa punuar (…) Nëse do t’i kem vetëm gjysmën e kohës, bëje atë gjysmën e koha më së shumti.”– u shpreh Shakira.

Ndër të tjera artistja u shpreh se gjatë qëndrimit në Barcelonë i ka kushtuar më shumë kohë fëmijëve të saj sesa karrierës.
“Ka momente trishtimi, nostalgjie dhe muzika ime tani ushqehet nga ai. Jam ende e rrethuar nga minjtë dhe këtë vit i jam përkushtuar pastrimit të shtëpisë dhe shfarosjes së minjve”.- tha këngëtarja, ndërsa shtoi: “Ëndrra ime më e madhe ishte të rrisja fëmijët me babanë e tyre, të kisha një familje. Të kapërceja problemet, pengesat. .. dhe të plakem pranë dikujt.E di që nuk do ta kem atë.”- tha ajo.

© Panoramaplus.al

