Princi Harry në ceremoninë e hapjes së “Lojërave Invictus” në The Hague ka treguar për herë të parë se çfarë dëshiron që të bëhet djali i tij Princ Archie kur të rritet.

Ai u shpreh se pavarësisht asaj çfarë dëshiron të bëhet i vogli i tyre kur të rritet ajo që do ti gëzonte dhe do ti bënte krenarë atë dhe bashkëshorten e tij Meghan Markle është që Archie të ketë guxim dhe karakter.
“Kur flas me djalin tim Archie për atë që ai dëshiron të bëhet kur të rritet, disa ditë më thotë një astronaut, ditë të tjera është një pilot.”- filloi Princ Harry.
Ndërsa vazhdoi: “Por unë i them atij që pavarësisht asaj se çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh, është karakteri yt që ka më shumë rëndësi dhe asgjë nuk do të bënte Meghan dhe mua më krenarë sesa ta shohësh djalin tënd të ketë karakter dhe guxim të madh”.
© Panoramaplus.al
