Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se aktorja e njohur Monica Bellucci dhe Tim Burton janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Mirëpo së fundmi dyshja i kanë dhënë fund thashethemeve duke konfirmuar romancën.
Ka qenë vetë 58-vjeçarja e cila gjatë një interviste për revistën “Elle France”, ka folur për lidhjen e saj me regjisorin e njohur amerikan dhe ka konfirmuar lajmin e ëmbël.
“Më vjen mirë që takova njeriun e jetës, para së gjithash”, u shpreh Monica me një buzëqeshje në fytyrë. “Është nga ato takimet që ndodhin rrallë në jetë… E njoh njeriun, e dua dhe tani fillon një tjetër aventurë.”
Me zërin që i dridhej nga emocionet ajo shtoi: “Unë e dua Timin dhe kam respekt të madh për të”.
Kujtojmë që dyshja u njohën me njëri-tjetrin gjashtëmbëdhjetë vite më parë, megjithatë në atmosferën magjike të Festivalit të Filmit ‘Lumière’ në Lyon në tetor, zemrat e tyre filluan të ‘rrahnin’ për njëri-tjetrin.
Ndërsa Monica e zbukuronte festivalin si e ftuar nderi, ajo i dorëzoi Timit çmimin ‘Lumiere’, i cili shënoi fillimin e një romance dashurie.


