23 Mars, 2020

“Unë e bëra të famshme atë k***ë”- Pas armiqësisë disavjeçare pubikohet biseda telefonike mes Taylor Swift dhe Kanye West, zbulohet e vërteta


Një telefonatë mes Kanye West dhe Taylor Swift, e cila shkaktoi një armiqësi të gjatë, është publikuar në internet.

Telefonata mes dy yjeve të muzikës u zhvillua në vitin 2016, pasi West kërkoi lejen e Swift për të përmendur emrin e saj në këngën e tij Famous.

Kur kënga u publikua, Taylor reagoi ndaj një pjesë në këngë ku reperi e quante kurvë. Por gruaja e West, Kim Kardashian postoi një version të modifikuar të telefonatës, duke thënë se Swift e kishte aprovuar.

Sidoqoftë telefonata e publikuar online, duke se Kanye i anashkaloi fjalët fyese ndaj këngëtares.

Të dy muzikantët kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar që nga viti 2009, kur West ndërpreu fjalimin e marrjes së trofeut të Swift për “best female video” në MTV Music Awards.

Duke rrëmbyer mikrofonin e saj, West kundërshtoi çmimin, duke thënë se kënga e “Single Lady” e Beyonce meritonte çmimin më shumë sesa You Belong With Me të Swift.

Marrëdhënia e tyre filloi të përmirësohej por u tensionua sërish kur Kanye iu drejtua në këngën e tij duke thënë: “Unë e bëra të famshme atë kurvë”.

Kardashian u hodh në mbrojtje të burrit të saj, duke thënë për GQ Magazine që Swift e miratoi plotësisht tekstin dhe publikoi një version të modifikuar të këngës.

Por Swift u përgjigj në një deklaratë duke i kërkuar të publikonte telefonatën e plotë.

“Ku është video e Kanye ku më tregon se ai do të më thërriste “kurvë” në këngën e tij? Nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë,”- tha ajo.

Gjatë fundjavës, u shfaq një video e plot 23 minutëshe e thirrjes telefonike mes West dhe Swift në internet.

“Po sikur në këngë të them, uh unë e bëra atë të famshme,”- e pyet Kanye këngëtaren.

Por toni i Swift ndryshon dukshëm ndërsa i përgigjet se ajo kishte shitur miliona albume në periudhën kur ai ndërpreu fjalimin në MTV Awards.

“Ju duhet të tregoni historinë në mënyrën se si ka ndodhur dhe mënyrën si e keni përjetuar atë,”-shtoi ajo. “Ju nuk e dinit kush isha unë përpara kësaj. Sikur nuk ka rëndësi që kisha shitur 7 milionë kopje të albumit Fearless përpara se ju të më hiqnit mikrofonin. Ju nuk e dinit kush isha unë përpara kësaj.”

Edhe pse videot e shfaqura në internet nuk janë të plota dhe të fragmentuara në asnjë moment West nuk ngriti kurrë idenë se do ta quante Swift një ‘kurvë’.

© Panoramaplus.al