22 Qershor, 2023

“Unë dua një burrë të mirë” /U përfol se janë në një lidhje, Kloe Kardashian flet për herë të parë për aktorin e njohur Italian: Mendoj se ai është shumë seksi…


Prej kohësh në rrjet po qarkullonin lajme se ylli televiziv, Kloe Kardashian dhe aktori i njohur italian Michele Morrone janë në një lidhje.

Mirëpo në episodin e fundit të “The Kardashians”, 38 vjeçarja tregoi se aktori e kishte ndihmuar shumë atë që të harrojë ish-partnerin e saj, Tristam Thompson.

Ajo tha që Michele i kishte rënë në sy teksa përkrahte motrën e saj Kim kardashian në shfaqjen e saj të modës Dolce & Gabbana në Milano.

“Unë mendoj se ai është shumë seksi. Ai është si një burrë! Unë dua një burrë të mirë. Ai është padyshim i nxehtë, i gjatë dhe muskuloz. Ai është shumë mirë.”- tha Kloe.

Teksa shtoi, “Kam pasur një vit pak të vështirë, kështu që jam e emocionuar që jam në një mjedis të ri dhe kam energji të reja.”

Kujtojmë që Kloe dhe Tristan i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga fundi I verës në kohën kur Khloe dhe Thompson mirëpritën së bashku fëmijën e tyre të dytë, i cili lindi përmes një nëne surrogate. Të dy janë gjithashtu prindër të vajzës True 4-vjeçare.

© Panoramaplus.al