Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin, Jetmir Salaj ka treguar se gjatë primet të mbrëmjes së sotme do të lërë shtëpinë me dëshirë.

“Unë do të lë programin, ky është vendimi im”, tha Jetmiri, pas debatit me Egla Cenon.
Dy banorët e kanë kundërshtuar deklaratën e Jetmirit, megjithëse ky i fundit duket i vendosur, ndërsa tregoi se ditën e sotme do ti sqarojë të gjitha arsyet.
“Për fjalët që të ka thënë ti shkul dhëmbët?” – e pyeti Françeska, teksa banori tha: “Po. Ky është vendimi im dhe është i patjetërsueshëm dhe i padiskutueshëm”.
Kujtojmë që pas debatit me Egla Cenos, banori i tha Roza Latit se ditën e nesërme( të martën) do të marrë vallixhet që të ikë, duke treguar se do ta bëjë tërmet.
“Do t’i sqaroj unë nesër të gjitha, mezi po e pres, e marta ime. Marr valixhen dhe iki, por unë nesër do të bëjë tërmet…”, i thoshte ai Rozës.
© Panoramaplus.al
