21 Shtator, 2023

“Unë apo ajo tjera?”- Sara Hoxha bëhet xheloze për këtë mashkull, por nuk është Ledri Vula (Foto)


Blogerja e njohur Sara Hoxha së bashku me partnerin e saj në kërcim, Luixhino fitoi vendin e parë në konkursin e kërcimit “Dancing with the Stars”.

E teksa vetëm disa ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të ri i këtij spektakli, deri më tani janë zbuluar disa emra të konkurentëve që do marrin pjesë.

Mirëpo Sara është bërë xheloze për shokun e saj më të mirë, pasi ai këtë vit do të jetë partneri i një tjetër femre në kërcim.

Së fundmi ajo ka postuar në InstaStory një foto së bashku me balerinin, teksa krahas saj ka shkruar: “Luixhinooo unë apo ajo tjetra”, duke treguar kështu që asaj i mungon shoku.

© Panoramaplus.al