Britney Spears po përpiqet të qëndrojë larg gjërvave që i sjellin negativitet, duke filluar që nga Instagrami.

Ylli i popit çaktivizoi sërish llogarinë e saj në rrjetet sociale së fundmi dhe shpjegoi menjëherë se pas kësaj se ajo synon të ketë një jetë pa drama.
“Po mësoj se çdo ditë është një plan i ri për të provuar të jem një person më i mirë dhe të bëj atë që më bën të lumtur … po, unë zgjedh lumturinë sot,” shkroi ajo në Twitter .
“I them vetes çdo ditë që të heq dorë nga hidhërimi dhe të përpiqem të fal veten dhe të tjerët për atë që mund të ketë qenë lënduese.”– shtoi këngëtarja.

40- vjeçarja, u tha miliona ndjekësve të saj në Twitter se dëshiron “të jetë e patrembur, ashtu sikur ishte në rininë e saj dhe të mos jetë aq e frikësuar gjatë gjithë kohës”.
“Unë lutem në të vërtetë për ‘Frymën e Shenjtë’ dhe shpresoj që ai shpirt të jetë edhe me fëmijët e mi!!!”- përfundoi ajo , duke iu referuar djemve të saj, Sean Preston, 16 vjeç, dhe Jayden James, 15 vjeç. “Po … unë zgjedh lumturinë dhe gëzimin sot ☀️!!!”
Këngëtarja e “Toxic” ndau gjithashtu një mesazh se ndihej “disi e mbingarkuar” përpara publikimit të duetit të saj me Elton John , “Hold Me Closer”, i cili do të publikohet këtë fundjavë.

“Kënga ime e parë pas 6 vitesh!!!! Është shumë bukur që po këndoj me një nga meshkujt më klasikë të kohës sonë… @eltonofficial ?!!!!”,- u shpreh Britney duke shtuar se ajo ka filluar ‘të meditojë më shumë’ dhe ‘ka mësuar se hapësira është e vlefshme dhe e çmuar’.

Tweetet e Spears erdhën disa orë pasi ajo fshiu faqen e saj në Instagram pa paralajmërim për herë të katërt. Në të kaluarën, ajo është kthyer në platformë vetëm disa ditë pasi e mbylli atë.

Viti i kaluar ka qenë i mbushur me ulje- ngritje për fituesen e Grammy-t, duke përfshirë përfundimin e gjyqit me babain e saj, arritjen e një marrëveshjeje librash prej 15 milionë dollarësh , martesën me partnerin, Sam Asghari, dhe grindjet me anëtarët e familjes duke përfshirë babain e saj, Jamie Spears dhe motra e saj, Jamie Lynn Spears.

Kohët e fundit, Britney tha se ishte lënduar nga ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline pasi ai pretendoi në një intervistë të rrallë televizive se djemtë e tyre ‘kanë vendosur të mos e takojnë më’. Federline, postoi gjithashtu video të vjetra të Britney-t duke debatuar me Preston dhe Jayden, të cilat avokati i saj, Mathew Rosengart, e quajti një “akt mizor”.



