Vajza e aktorit Johnny Depp, Lily-Rose Depp, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për revistën “Elle” arsyen se pse nuk bëri asnjë deklaratë gjatë gjyqit të babait të saj kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.
![]()
Shumë përdorues të mediave sociale e kritikuan Lily-Rose që nuk e shprehu publikisht mbështetjen për aktorin e famshëm hollivudian. Ajo u shpreh se: “Diçka që duhet të jetë private, papritmas u bë publike. Mendova se duhej të kem të drejtën ta ruaj atë privatësi, nuk jam këtu për të folur për askënd”.

Më pas, Lily-Rose ka shpjeguar se çfarë e ka shqetësuar më së shumti. “Gjatë karrierës time, njerëzit janë përpjekur të më identifikojnë sipas meshkujve në jetën time, qofshin anëtarët e familjes apo partnerët romantikë”. 23-vjeçarja ka shtuar se është e vetëdijshme se është e privilegjuar, sepse ka pasur një fëmijëri që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë.

“Babai dhe nëna ime na kanë mbrojtur mua dhe vëllanë tim, Jack, sa më shumë që ishte e mundur, ata na mësuan se privatësia është diçka e rëndësishme për t’u mbrojtur”. Lily-Rose dhe Jack janë fëmijët e Depp dhe aktores Vanessa Paradis, me të cilën aktori hollivudian ishte në lidhje nga viti 1998 deri në vitin 2012.

Lily Rose Depp dalëngadalë po fiton njohje në botën e kinemasë, tani të gjithë po flasin për të në Hollywood, pasi talenti në aktrim është shumë i afërt me atë të babait të saj.
© Panoramaplus.al

