Një konkurente nga Ukraina ka mahnitur jurinë e ‘The Voice of Greece’ me performancën e saj. Angelina Statyeva konkurroi me këngën shqiptare ‘Lule, lule’ dhe i mahniti anëtarët e jurisë.

“Angelina ti vjen nga Ukraina, por flet shqip?”, e pyeti një anëtar i jurisë.
Por konkurrentja u shpreh se nuk dinte as shqip as greqisht.

Megjithatë të kënduarit në shqip e ndihmoi shumë ukrainasen për të mahnitur anëtarët e jurisë.
© Panoramaplus.al
