30 Korrik, 2022

Udhëtuan drejt Parisit për muajin e mjaltit, Ben Affleck “braktis” Jennifer Lopez në qytetin e dashurisë


Muaji i mjaltit për të porsamartuarve Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ka përfunduar, por jo për të dy.

Sipas mediave të huaja, Ben Affleck mori rrugën e kthimit për në Amerikë, duke e lënë yllin latin të vazhdonte muajin e mjaltit në Francë e shoqëruar nga fëmijët e tyre. Pas ceremonisë private në Las Vegas, çifti i aktorëve zgjodhën qytetin e dashurisë, Parisin për kremtuar dashurinë e tyre.

Megjithatë, Ben Affleck u kthye në Kaliforni për arsye biznesi, më konkretisht për rikthimin e tij si Batman në filmin “Aquaman 2”. Kjo duket se nuk e ka penguar JLo të vazhdojë të shijojë pushimet, e cila është parë duke bërë shëtitje më vajzën e saj në Capri.

Kujtojmë që romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck daton që para dy dekadash, por asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes me anulimin e martesës.

Marrëdhënia e dy aktorëve të famshëm të njohur me nofkën Bennifer nisi në vitin 2002 duke i mahnitur fansat dhe tash kur çifti është sërish bashkë, dashuria e rinisur ka po të njëjtin efekt te publiku.

© Panoramaplus.al