12 Nëntor, 2021

Udhëtonte me shpejtësi dhe hyri në semafor me të kuqe/ Zbulohet gjendja shëndetësore e Gaz Pajës pasi motori i tij u përplas me një mjet


Aktori i njohur i humorit, Gazment Paja është përfshirë në një aksident me motor ditën e enjte (11 nëntor) në rrugën e Kavajës.

gaz paja aksident

Ai hyri me të kuqe në semafor dhe u përplas me një automjet që drejtohej nga shtetasi E. K. Në momentin e përplasjes Gaz Paja “fluturoi” në ajër dhe ra në tokë. Qytetarë të pranishëm në vendngjarje i erdhën menjëherë në ndihmë dhe u dërgua në spital.

Bashkëshortja e aktorit, Ira Seferi ka treguar gjendjen shëndetësore të Gaz Pajës. Ajo ka thënë për “Vipmagazine”, se “ai ka dëmtime jo serioze dhe do të bëhet mirë shumë shpejt”.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© Panoramaplus.al