9 Shtator, 2022

Uanda Nara nis të zhvishet edhe në Stamboll, zbulohet lista e kërkesave që u desh t’i plotësonte Gallatasaraji


Klubi i Gallatasarajit nuk ka firmosur vetëm me Mauro Ikardin, por edhe me Uanda Narën. Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit argjentinas është zhvendosur drejt Stambollit për të finalizuar marrëveshjen këto ditë dhe përtej kërkesave që kishte për lojtarin, kishte edhe ato që duheshin përmbushur nga klubi për të dhe familjen e saj gjatë qëndrimit në Turqi.

uanda ikardi

Sipas emisionit të njohur televiziv “LAM” në Argjentinë, i cili njihet për informacionet që merr direkt nga Uanda Nara, kërkesat nuk kanë qenë të pakta. “Çfarë i kërkoi që të shkonin në Stamboll? Një kuzhinier, shkollë për fëmijët, hotel deri në dhjetor, një shtëpi, roje sigurie dhe një shofer gjatë 24 orëve”, shpjegoi gazetarja Pia Shou në emisionin e famshëm.

Kërkesa të cilat Gallatasaraj është dashur që t’i përmbushë të gjitha që të siguronte firmën e Ikardit, edhe pse mes palëve kishte një akord parimor. Një marrëveshje që ka lumturuar edhe Uanda Narën e  cila e ka festuar në mënyrën e saj… duke pozuar në kostum banje në një plazh në postimin e fundit në rrjetet sociale.

 

 

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al