Takimi i Bruno Shemshos dhe Alvisa Qarrit nxiti shumë debate në studio ditën e djeshme. Dy konkurrentët nuk lanë pa përmendur dy vajzat e tjera me të cilat Bruno kishte dalë më parë, pra Mikelën dhe Iriadën.

Bruno tha se me Miklën nuk i ka pëlqyer fakti që afrohet shumë me meshkujt që në takim të parë, duke iu referuar takimit që ajo pati me Argjendin. Më tej ai shtoi se ata ishin “zhgërryer” gjatë kohës që qëndronin të shtrirë me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye nuk dëshiron të ketë në krah një vajzë si Mikela. Por kjo deklaratë e ka irrituar shumë Mikelën, e cila iu kthye ashpër.

Pjesë nga biseda:
Bruno Shemsho: U zhgërryeve, shtrirë atje… Unë një të shtyrë edhe e bëri tragjedi.
Mikela Pupa: U zhgërryeva unë?!
Bruno Shemsho: Unë s’kam ku ta prek atë, se e ka prekur Argjendi.
Mikela Pupa: Ku më ka prek?
Bruno Shemsho: Tek këmba.
Mikela Pupa: Pse atë tjetrën do e marrësh të virgjër? Asnjëra nga ne këtu nuk është e virgjër. Si gjel kaposh.
Bruno Shemsho: Unë në takim të parë të bëja ato skena?!
Mikela Pupa: Ça ishte kjo zhgërryesh? Bëra seks unë aty? Ça i ke këto mo?!
Bruno Shemsho: A të puthi te gjoksi?
Mikela Pupa: Jo, jam shtyrë, nuk më ka puthur.
Bruno Shemsho: Le nam të përmendësh seksualizma edhe virgjëri.
Mikela Pupa: Mos më përmend më. Unë me ty nuk dal njëherë.


