31 Janar, 2022

U ‘zhduk’ për disa ditë pasi ‘u nda’ nga Donaldi, ja çfarë po ndodh me Beatrix Ramosajn. Ja fotot e para të saj pasi la BBV


Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale pas daljes nga Big Brother VIP.

Beatrix, përmes një video në Instagramin e saj duket duke “performuar” këngën që ajo lançoi me titull “Faj”, një dedikim ky për aktorin Donald Veshaj, me të cilin krijoi një lidhje dashurie në këtë reality show.

beatrix

Beatrix mesa duket është duke u kujdesur për veten dhe look-un e saj tani që ndodhet jashtë shtëpisë. Ajo ka lyer flokët dhe ka bërë një make up profesional.

Pasi doli nga shtëpia e BBV, një “ndarje” e përkohshme kjo me Donaldin, deri sa të përfundojë dhe aventura e aktorit në këtë emision, Beatrix nuk u shfaq as në emisionin ‘Fan Club’, dhe miqtë e saj treguan se nuk kishin arritur të kontaktonin me të pasi ajo nuk përgjigjen në telefon.

Por mesa duket Beatrix i është rikthyer jetës normale duke shkuar në parukeri dhe duke u kujdesur për veten si bënte para se të niste këtë eksperiencë.

beatrix2beatrix3

beatrix

Beatrix donaldbeatrix ramosajbeatrix ramosaj5beatrix donald (1)

© Panoramaplus.al