Betim Januzaj i njohur si Buta prej muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale.

Reperi madje anuloi edhe të gjitha datat e koncerteve të verës, kjo për shkak të një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj.
Bëhet fjalë për vrasjen e një 30-vjeçari në Ferizaj, për të cilën është i akuzuar vëllai i Betimit, Qëndrim Januzaj, dhe dyshohet se pjesë e motiveve të vrasjes është edhe vet reperi.
Mirëpo, pas kësaj pauze Buta ka vendosur të kthehet sërisht në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar disa fotografi të ndryshme bardhë e zi në Instagram, ku krahas shkruan: “ Yje, a ju kam munguar.”


Ju kujtojmë që më herët, Buta ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre gjatë situatës së vështirë që po kalonte me familjen e tij.
“I falënderoj krejt për mësazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju,”– shkruante në Instastory reperi.


