18 Maj, 2023

U ‘zhduk’ papritur nga rrjetet sociale, Luiz Ejlli rikthehet në Instagram dhe sqaron fansat e tij (Video)


Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes me çdo lëvizje që ai bën.

Ditën e djeshme llogaria e tij në Instagram u mbyll papritur për disa orë dhe  fansat u shqetësuan se çfarë ndodhi me këngëtarin. E teksa tashmë ai është rikthyer sërish, Luizi i ka qetësuar ndjëksit me anë tën jë videoje ku tregon se profile mund t’i jetë mbyllur për shkak të mbingarkesës por shpreson që tashmë të jetë rregulluar dhe tëm os ketëmë probleme

“Çapaçula! Mos u mërzisni për Instagramin, sepse këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga se di se nuk marr vesh. Besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme.”- thotë ai.

 

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në shtëpunë e BigBrother VIP, Luizi hapi llogarinë e tij në Instagram i cili menaxhohej nga mikesha e tij Jurgena. Profili arriti të kapte mbi 600 mijë ndjekës por më pas u mbyll për shkak të disa përplasjeve që familjarët e këngëtarit patën me produksionin.

Më pas, Kiara Tito vendosi të hapë një llogari të dytë të Luizit pak ditë para finales së madhe e cila qëndroi nën menaxhimin e saj deri pas daljes së ish-banorit nga shtëpia. Edhe kjo llogari arriti të kapte në një periudhë shumë të shkurtër kohore mbi 500 mijë ndjekës.

© Panoramaplus.al