29 Nëntor, 2018

U “zhduk” nga rrjetet sociale pas miqësisë me deputetin e PS të akuzuar nga PD, Elvana Gjata reagon në “Instagram”


Që prej ngjarjes së rëndë që ndodhi më 4 tetor në zonën e ish-bllokut, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut.

Më 4 tetor u vra një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Për ngjarjen në fjalë u shpallën tre persona në kërkim, mes tyre Ervin Mata, i dashuri i këngëtares.

Menjëherë pas ngjarjes Elvana zgjodhi të largohej nga Shqipëria. Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram”, vërshuan një mori komentesh fyese.

Ishin të shumtë ata që e konsideronin këngëtaren si shkakun e vrasjes së asaj mbrëmjeje. Për këtë arsye ajo vendosi që të bllokonte të gjitha komentet në fotografinë ku ndjekësit e quanin edhe “vrasëse”.

Pas një heshtje të gjatë në rrjetet sociale, Elvana i bëri follow në “Instagram” deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Ky i fundit akuzohet nga Partia Demokratike si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, duke kërkuar nga Prokuroria edhe arrestimin e tij.

Pasi të gjithë menduan se Elvana u rikthye sërish në rrjetet sociale, ajo mori një vendim që askush nuk e prishte.

Pas reagimeve të shumta që ngjalli follow që ajo i bëri deputetit të PS, Elavna vendosi që ta mbyllte llogarinë e saj në “Instagram”.

Por mesa duket këngëtarja është rikthyer sërish në këtë rrjet social, por me disa ndryshe. Ajo ka hequr disa persona nga lista e follower-save, përfshirë këtu deputetin e PS-së.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al