14 Gusht, 2021

U “zhduk” nga rrjetet sociale, Enca Haxhia zbulon ç’po ndodh në jetën e saj dhe arsyen pse e mori një vendim të tillë


Enca Haxhia nuk është më aktive në rrjete sociale, e pas kësaj fshihet një arsye shumë e rëndësishme për të. Këngëtarja ka zbuluar ditën e djeshme se ka vendosur të marrë pak kohë për veten.

enca haxhia (4)

Enca tregon se për të përveç karrierës ka shumë rëndësi edhe shëndeti mendor, emocional e shpirtëror, prandaj largimi nga rrjetet sociale i ka bërë shumë mirë gjatë këtyre kohëve të fundit.

Ajo i njoftoi vetë fansat e saj me anë të disa statuseve të publikuara në Instastory, ku shkruan:

enca haxhia (1)

Kam marrë pak pushim nga rrjetet sociale së fundmi, për këtë arsye nuk kam qenë shumë aktive. Më duhej pak kohë për veten time dhe sinqerisht është shumë mirë të jetosh pa menduar se çfarë duhet të postosh.

Edhe pse jam vetëm 25 vjeçe, kam kuptuar se kanë kaluar 9 vite që jam në industrinë muzikore duke punuar non stop, duke menduar për të 24/7 dhe kam qenë vazhdimisht nën presion. Vendosa se meritoj 1 muaj pushim dhe po marr gjithë kohën time për ta bërë veten time të lumtur dhe thjesht të pushoj.

Ëndrrat dhe ambiciet tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”.

enca haxhia (3)

Artistja njihet për pozat provokative që publikon në Instagram, ku merr pëlqime e komente pafund. Ajo gjithashtu ka hapur një faqe për të rritur tek “Only Fans”, ku ndan imazhe e video edhe më hot.

enca haxhia (5)enca haxhia (9)

enca haxhia (6)

enca haxhia (2) enca haxhia (4) enca haxhia (6) enca haxhia (5) enca haxhia beart rexhepi (3) enca haxhia beart rexhepi (7)

© Panoramaplus.al