12 Korrik, 2019

“U zgjova kështu”, Enca publikon videon me femra që ekspozojnë të pasmet (FOTO)


Këngëtarja Enca Haxhia ka disa ditë që ka lajmëruar në rrjetet sociale, se së shpejti do të publikojë projektin më të ri muzikor.

Kënga e radhës do të titullohet “Jealous”, dhe nga pamjet që ka zbuluar Enca, duket se do të ketë një videoklip me pamje të nxehta.

Këngëtarja ka publikuar sot në “Instagram” një video me pamje të shkëputura nga klipi, ku shfaqen disa femra me bikini, të cilat kanë ekspozuar të pasmet e tyre.

Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku disa ndjekës e quajnë me humor Encën “Dan Bilzeriani shqiptar”. Për ata që nuk e dinë, Dan Bilzerian është tepër i njohur në botë për jetën e tij mes femrave dhe të gjitha postimet e tij në “Instagram” janë të ngjashme me videon e fundit të Encës, plot të pasme femrash!

 

View this post on Instagram

 

Miremengjesi ☀️ Woke up like this ??‍♀️ Jealous much ? ??

A post shared by ENCA (@enca) on


“Mirëmëngjesi. U zgjova kështu. Jealous much?”, shkruan këngëtarja krahas videos ku shfaqen femrat e shtrira dhe ekspozojnë trupin e tyre.

© Panoramaplus.al