Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se Hekuran Billa dhe Noizy ishin miq të vjetër.
Sipas burimeve për “Gazeta Shqiptare”, reperi e vizitonte 40-vjeçarin, i cili u vra në atentat javën e kaluar, në burgun e Fushë-Krujës iu vuante dënimin për vrasjen e Prel Markut në një lokal në Angli në vitin 2006.

Pas miqësisë me Noizyn, u zbulua se viktima kishte njohje edhe me rivalin e reperit, Stresin.
Ky i fundit publikoi një foto të 40-vjeçarit dhe e quajti vëlla.
“Shpirti i vëllait pusho i qetë. Zoti të pastë afër vetes Daxha,”- shkroi reperi.

Vrasja e Hekuran Billës të enjten në zonën e Komunës së Parisit tronditi Tiranën.
Billa mbeti i vdekur pas një atentati mafioz, që iu bë rreth orës 22:00.
Viktima ka vrarë Prel Markun në një lokal në Angli, më 14 tetor të vitit 2006. Billa u shpall fajtor për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Më pas u ekstradua në Shqipëri, ku dhe vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.
Billa kishte rreth një vit që ishte liruar nga burgu dhe pas daljes, ai i ishte përkushtuar biznesit.
© Panoramaplus.al

