3 Gusht, 2019

U tha se ndarja e tyre zgjati çerek ore, çifti i njohur turk kapet mat për dore (FOTO)


Menduat se aktori i famshëm turk, Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan i dhanë fund njëherë e mirë martesës së tyre 1-vjeçare?

Disa ditë më parë, mediat turke shkruanin se dyshja e kinematografisë nënshkruan dokumentet e divorcit në një gjykatë në Stamboll, proces ky që zgjati vetëm çerek ore.

Por mesa duket gjërat mes tyre nuk kanë marrë fund. Së fundi ata janë fotografuar sërish bashkë duke kaluar pushimet në Bodrum.

Ozcan dhe Feyza kanë qenë të shoqëruar nga djali i tyre dhe janë fotografuar të kapur për dore dhe menjëherë nisën aludimet se çifti janë pajtuar dhe ribashkuar sërish.

Ende nuk dihet nëse ata janë pajtuar apo thjesht janë takuar prej djalit të tyre të vogël. Të presim se si do të reagojnë ata të dy pas këtyre lajmeve nga mediat turke.

© Panoramaplus.al