19 Maj, 2023

U tha se martesa e tyre ishte në krizë, Britney Spears ua “mbyll” gojën të gjithëve/ Këngëtarja publikon videon romantike krah Sam Asgharit


Britney Spears ka reaguar pas thashethemeve që kanq qarkulluar së fundmi se martesa e saj me Sam Asghari është në krizë.

Burimet treguan se ka pasur disa raste të grindjeve fizike mes Britney dhe Sam, dhe debatet e tyre të ashpra janë bërë tashmë si diçka mjaft normale.

Intensiteti i situatës ka arritur në atë pikë ku është dashur ndërhyrja e personelit të sigurisë. Burimet e TMZ zbulojnë më tej se aktor nuk kaloni shumë kohë në rezidencën e tyre të përbashkët. Ky zhvillim është veçanërisht shqetësues sepse Britney është e varur prej tij dhe kërkon mbështetje.

Dokumentari i titulluar “TMZ Investigates: Britney Spears: The Price of Freedom” do të hedhë dritë mbi sfidat dhe pasojat me të cilat është përballur Britney në kërkimin e saj për rimarrë të drejtat e saj.

E së fundmi këngëtarja e hitit “Toxic” postoi në Instagram një video ku shfaqet krahë aktorit teksa puthen dhe përqafohen në oborrin e shtëpisë së tyre duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se martesa e tyre nuk po shkon mirë.

“Ok, jam krenare për lulet e mia! Unë jam treguar shumë modeste për shtëpinë time !!! Unë po ridizejnoj shtëpinë time! Ndihem kaq e bekuar që jam me një bashkëshort kaq të jashtëzakonshëm që më frymëzon çdo ditë !!!”, ka shkruar ajo krahas videos.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by River Red (@britneyspears)

41 vjeçarja, ka postuar shpesh për aktorin që kur u transmetua dokumentari tronditës i TMZ për jetën e saj pas konservatorit.

Ndërsa Spears dukej relativisht e shqetësuar nga projekti i paautorizuar, Asghari  reagoi menjëherë për dokumentarin përpara publikimit të tij.

 “Më dukej absolutisht e neveritshme për njerëzit që ishin në jetën e saj kur ajo nuk kishte zë, shkuan dhe i treguan historinë e saj sikur të ishte e tyre”, u shpreh ai.

 

© Panoramaplus.al