David Schwimmer ka mohuar zërat se është në një lidhje me aktoren e “Friends”, Jennifer Aniston, vetëm pak ditë pasi u raportua se dyshja ishin afruar shuëm me njëri-tjetrin.

Çifti i njohur fitoi zemrat e të gjithëve me rolet si Rachel Green dhe Ross Geller në serialin hit të viteve ’90. Thashethemet se janë bashkë nisën kur të dy pranuan se kishin një “dashuri të madhe” me njëri -tjetrin gjatë xhirimit të shfaqjes pas ribashkimit në fillim të këtij viti.

Një burim kohët e fundit pohoi për revistën “Closer”: “Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i së kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia mes tyre nuk ishte zhdukur. Ata filluan të shkëmbejnë mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe, vetëm muajin e kaluar, David fluturoi drejt Los Anxhelosit për të takuar Jennifer-in.”

Sidoqoftë, një përfaqësues për David, 54 vjeç, ka thënë se “nuk ka asgjë të vërtetë” në ato që thuhen për çiftin.
Jennifer ka qenë e martuar më parë me artistët e Hollivudit Brad Pitt dhe Justin Theroux, nga të cilët u nda në vitin 2017.
Ndërkohë, David ka qenë i martuar me artisten dhe fotografen angleze Zoe Buckman, me të cilën u nda po ashtu në vitin 2017.
© Panoramaplus.al
