Disa muaj më parë, u raportua se reperi S4MM është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën u martua në tetor të vitit 2020. Dyshja jo vetëm që nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjete sociale, por fshiu edhe fotot e realizuara në ditën e celebrimit të tyre.

Mirëpo, postimet që Filis Ismaili dhe S4MM kanë bërë mbrëmjen e djeshme në Instastory, kanë ngritur dyshimet se ish-çifti janë rikthyer sërish bashkë. Të dy janë parë në një dasmë, nga ku kanë publikuar imazhe të çiftit që është martuar.

Kjo ngriti dyshimet se dyshja janë ribashkuar, por ende nuk e kanë bërë publike këtë vendim.
Muaj më parë, reperi sqaroi se ndarja e tyre nuk është bërë me procedurë ligjore dhe se ishin akoma të martuar. Gjithashtu, deklaroi se takohen herë pas here dhe se shkëputja nga njëri-tjetri është bërë që secili të marrë pak kohë për veten.



