Javën e kaluar, Arbenita Ismajli dhe Fero ngritën dyshimet e para se martesa mes tyre ka marrë fund. Dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke i bërë ndjekësit të besonin se gjatë pushimeve që kaluan bashkë mund të ketë ndodhur diçka.

Për më tepër, Fero publikoi në Instastory-n e tij një video të vetes, në sfond të së cilës ishte kënga e Big Sean “I don’t f**k ëith you”, e cila i dedikohet ish-partnerëve. Reperi u shfaq duke treguar para kamerës edhe gishtin e mesit dhe të gjithë fansat e morën këtë gjest si një thumb të tij ndaj Arbenitës.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, çifti vendosi të reagojë për herë të parë dhe të tregojë se si janë raportet mes tyre. Modelja seksi publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, në të cilën shfaqej së bashku me Feron në makinë, teksa të dy ishin duke buzëqeshur.
Çifti janë bërë prindër për herë të parë, kur në jetë erdhi vajza e tyre, Nina. Tashmë pjesë e fotove dhe videove në rrjetet sociale të modeles dhe reperit është e vogëlushja e tyre.


