Pas lajmeve për ndarjen, aktori i famshëm turk Çagatay Ulusoy, është kapur mat për herë të parë me aktoren, Duygu Sarisin.

Dyshja, për të cilën u tha se është ndarë në vitin 2018, mesa duket ka preferuar që ta mbajë larg mediave lidhjen, por nuk ka mundur dot që t’u shpëtojë paparacëve.

Kanë qenë mediat turke ata që kanë publikuar një fotografi të dy aktorëve, të cilët shfaqen teksa po kalojnë disa ditë luksoze pushimi. Nuk bëhet i ditur destinacioni ku ata po pushojnë, por thuhet se vetëm varka që kanë marrë me qira kushton 2500 euro për një natë.


