Disa ditë më parë, reperi Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur me emrin e artit, Stresi, bëri bujë në rrjet duke publikuar një foto në InstaStory teksa shfaqej krah një vajze misterioze.

E teksa krahas fotos, reperi u shpreh se ‘kishte kaluar natën më speciale ndër vite’, fansat menjëherë nisën të aludonin se artisti konfirmoi romancën e tij të re. Nuk vonoi shumë dhe në rrjet u zbulua dhe identiteti i brunes miserioze.
Ajo quhej Erzenuda dhe ishte vetëm 18 vjeç, (18 vite më e vogël se reperi) gjë që shkaktoi goxha zhurmë në rrjet. Mirëpo i menjëhershëm ishte dhe reagimi i këngëtarit, i cili u shpreh se mes tijdhe vajzës nuk ka asnjë lloj romance, teksa theksoi faktin se ai do të jetë beqar dhe për disa kohë.

Sakaq në reagimin e tij më të fundit, Arkimedi sqaron edhe njëherë se mes tij dhe vajzës nuk ka asgjë, por e gjitha ishte një shaka pasi ajo është pjesë e klipit të tij më të ri. Më tej reperi shprehet se e ka për detyrim të japë këtë shpjegim, pasi vajzës në fjalë po i ‘shkatërrohet e ardhmja’.
Deklarata e plotë:
“Para se te gjykosh jeten time apo karakterin Tim , vish kepucet e Mia, ec rrugve ku kam ecur une , jeto dhimbjet, dyshimet,te qeshurat e mia, jeto vitet qe kam jetuar une deri tani ,rrezohu atje ku jam rrezuar , dhe ringrihu ashtu si une …. te isha ne lidhje do e pranoja por Edhe Skam pse ju jap spjegim por e kam detyrim te madh N’Daj vajzes qe Po I shkatrroni shume gjera ne te ardhmen. .. ajo foto ishte Shaka ? qe doli ndryshe sepse Jo te gjithe jemi njesoj dhe #media e interpreton sic do vet. vajza esht pjese e nje projekti muzikor ju betohem … por Po jau bej me te lehte punen .JAM SINGEL BEj Jeten Time Sic Ma Do Qefi Mu Jetoj Si Me Qen Dita E fundit ,Arkimedi!”


