Këngëtarja Luar Arani postoi disa ditë më parë në Instagram një foto ku shfaqej pranë këngëtarit tjetër, Sardi Strugaj, me përshkrimin, “Veç i imi”. Të njëjtën gjë e bëri dhe artisti në Instagramin e tij duke ngritur dyshime se mes tyre ka nisur një romancë.

Por këto dyshime u hodhën poshtë nga vetë Sardi i cili u shpreh në një intervistë se “Vec i imi” është titulli i këngës me të cilën ata bashkëpunuan.
Së fundmi Luar ka folur në “Pardon My French” dhe ka treguar shqetësimin e saj në lidhje me thashethemet që dolën në rrjet se ata ishin në një romancë. Sipas këngëtares për çështje të tilla duhen të sigurohen mirë dhe të pyesin pasi mund të prishin qetësinë e një familjeje.

“Një problem shikoj të vogël që janë 10 portale dhe ndërrojnë vetëm një fjali ose nuk ndërrojnë fare dhe titullin. Për gjëra që prishin qetësinë e një familje mendoj se duhet të marrin në telefon të pyesin”- tregoi Luar.
Risjellim në kujtesë se Luari u bë e njohur me bashkëpunimin me Flori Mumajesin “Gjithmonë”, vite më parë. Pas një pushimi ajo është bërë sërish aktive në muzikë duke sjellë shumë projekte të reja shumë shpesh.
Nga ana tjetër, Sardi ka qenë pjesë e “X-Factor” dhe që atëherë ka qenë pjesë aktive e muzikës me projekte të reja.


