30 Gusht, 2022

U tha se ishte ironi për çiftin Bora-Donald, por deklarata e Beatrix Ramosajt lidhet me Mozzik dhe Getinjo. Çfarë fshihet pas postimit të saj?


Një foto e shpërndarë në Instagram nga Beatrix Ramosaj rrëmbeu vëmendjen ditën e djeshme. Ajo shfaqej në ‘Sunny Hill’ dhe krah postimit shkroi “2 EURO” që u interpretua si një ironi për çiftin Bora Zemani-Donald Veshaj të cilët zyrtarizuan ribashkimin të dielën në mbrëmje. 

Mirëpo, duket se pas postimit të këngëtares fshihet diçka tjetër që lidhet me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo. Këta dy të fundit prej kohësh kanë themeluar shtëpinë diskografike ‘2 EURO’, e madje së fundmi kanë treguar edhe studiot e reja që kanë ndërtuar duke zbuluar se po punojnë me artistë të rinj.

Dhe duket se Beatrix është një prej tyre. Ç’ka ka ngritur edhe më shumë dyshime ka qenë komenti i Getinjos i cili shkruan: “Gang”. Pra, ‘2 Euro gang’ slogani aq i përdorur në çdo koncert nga ai dhe Mozzik.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por vlen të theksojmë se dy vëllezërit kanë marrëdhënie të ngushta me Romeo dhe Donald Veshajn. Në këto kushte jemi kuriozë të dimë se çfarë mendon ish-konkurrenti i ‘Big Brother VIP’ për këtë lëvizje.

© Panoramaplus.al